Rama: Spitali i ri i Fierit u ndërtua në 98 ditë, shërbimet pa bishtat e ryshfetit

Rama: Spitali i ri i Fierit u ndërtua në 98 ditë, shërbimet pa bishtat e ryshfetit

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa vite zgjati ndërtimi i Spitalit të ri Rajonal të Fierit.

Më pas ai ka faktuar se spitali i ri rajonal i Fierit “Memorial”, u ndërtua në vetëm 98 ditë me standardet më të larta ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor.

S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

Më herët Rama publikoi ehde pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin thotë se është pajisur me infrastrukturë moderne, duke shtuar se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.

Mirëmëngjes, me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë”, shkruan Rama.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Spitali do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy