Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një koment edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, duke u shprehur se ka nisur puna për blerjen e deputetëve, por do të dështojë me turp.
Kanë nisur punën për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Po s’njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjeve do dështojnë me turp të madh”.
Berisha bëri po ashtu me dije se kërkoi miratimin e një rezolute në Kuvend, për dënimin e atij që e konsideroi si akt mizogjen të kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta, që e ndaloi t'i bënte pyetje në një afat 60-ditor.
Doja të denoncoja aktin e shëmtuar të Edi Ramës dje ndaj gazetares Ambrozia Meta. Dënimin brutal, absurd që ai bëri me 60 ditë burg informativ. I kërkoi gazetares për faktin e vetëm se e pyeti si ndihesh tani që po krijohet një grup parlamentar në burg. Ju garantoj që me shpirtin e tij të zi, ku person do ishte i gatshëm që edhe 6000 ditë ta syrgjynoste në burg për këtë akt. Deputetët në Kuvend të miratojnë një rezolutë që të dënojnë këtë akt mizogjenik, anadollak të Edi Ramës. Zonja Felaj s’pranoi të më jepte fjalën. E kuptoi që do ta demaskoja para publikut dhe nuk më dha fjalën. Një nga intencionet e mia ishte futja në procedurë e rezolutës për dënimin e aktit ndaj gazetares”.



