Lala: Berisha ka bërë gabim që nuk pranojë të përballet me drejtësinë. Atij më shumë i intereson të flitet për procedurën sesa për provat

Lala: Berisha ka bërë gabim që nuk pranojë të përballet me drejtësinë. Atij më shumë i intereson të flitet për procedurën sesa për provat

Lidhur me faktin se si nisi dhe ku po përfundon çështja e gjykimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në akuzë për dosjen ‘Partizani’, gazetarja Klodiana Lala, tha se gabimi që në krye te herës i takon vetë Berishës që nuk pranojë të shkojë të përballet me drejtësisë.

E ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN tv, Lala tha se Berishës më shumë i ka interesuar që në tërë këtë histori të flitet vetëm për procedurën sesa për provat dhe faktet e akuzës.

Gjate gjithë kohës për Sali Berishën është thënë është nën hetim për veprën penale të korrupsionit.

Dhe unë kam mbajtur qëndrim që kam thënë që nëse më duhet të pres vendimin e gjykatave nuk mund të sulmoj as me emra prokurorësh.  Unë mendoj se media qëllimisht nuk po informon.

Problemi i parë që PD dhe Sali Berisha ka bërë në radhë të parë është ky që nuk pranojë të përballet me drejtësinë.

Mbase Sali Berisha do të ishte më i fituar po ta kishte zbatuar vendimin e Gjykatës. Të vinte të zbatonte vendimin e gjykatës.

Të më jepte shembull mua si qytetar i thjeshtë se në këtë mënyrë ai do kishte mundësi që më një proces të shpejt, urgjent, tu dëshmonte qytetarëve shqiptar që nëse vërtetë është i pafajshëm nuk do të ishte në këtë situatë që është sot.

Mua më ka ngjarë që Berisha e ka krijuar këtë konflikt me gjykatën, sepse realisht po i intereson kjo histori dhe të flitet vetëm për procedurën dhe kjo për faktin dhe për provën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy