Seanca parlamentare ku do të votohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për hetimin ndaj deputetit Saimir Tahiri ka nisur me fjalën e vetë ish-ministrit të Brendshëm.
Tahiri deklaroi se çfarëdo vendimi që do të marrë Kuvendi, nuk ndalë dot rrugën e tij për të gjetur drejtësi.
“Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar. Kështu që unë do jua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur, askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak e mbi të gjitha nuk pres ta gjej të drejtën time dhe të vërtetën time këtu në Parlament, po aty ku më takon para drejtësisë dhe para qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin cilido qoftë, rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot”, tha ai.
Deputetët e PD-së protestojnë me pankarta në duar ku shkruhet: “Qeveria e drogës, qeveria e krimit”



