Është arrestuar mesditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Arrestimi i Veliajt është bërë me kërkesë të SPAK. Ndërkaq, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është vendosur masa e sigurisë "arrest shtëpie".
Po ashtu bëhet me dije se Gentian Sula, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vendosur nën masën “detyrim paraqitje” për të njëjtën çështje që është vendosur arrest me burg për kryebashkakun Veliaj.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.



