Rrëfehet burri që vrau gruan me sqepar: Nuk jam bërë pishman, dyshoja se më tradhtonte

Rrëfehet burri që vrau gruan me sqepar: Nuk jam bërë pishman, dyshoja se më tradhtonte

Burri që vrau gruan një ditë më parë në shtëpinë e tyre në Pogradec thotë se ngjarja ka ndodhur për xhelozi. Bashkim Mekolli vrau në mënyrë makabre gruan e tij, Demirkë Mekolli në shtëpinë ku jetonte bashkë me babain, që i kishte strehuar për shkak të varfërisë.

Ai thotë se nuk është penduar për atë që bëri. “Nuk jam bërë pishman për atë që bëra. Ne grindeshim çdo ditë, dyshoja se ajo me tradhtonte”, ka thënë ai siç raporton Balkanweb.

Ndonëse kishin një djalë 16-vjeçar, Mekolli deklaron se ka qenë xheloz dhe se bashkëshortja nuk i jepte llogari. Ai thotë se sherri me të shoqen ka nisur që darkën e së shtunës, ndërsa të dielën nuk ka duruar dot duke kryer aktin e rëndë.

“I kërkoja gjithmonë llogari ku shkonte, por ajo s’më përgjigjej siç duhet. Isha xheloz dhe prandaj e vrava. U zgjova në mëngjes dhe u zumë, ajo s’më dëgjonte. Edhe me babain nuk flisja prej kohësh. Sherri me gruan nisi që në darkë dhe nuk durova dot, mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë kur e pashë në oborr. Kaq mbaj mend”, ka deklaruar ai në polici.

Dëshmi shokuese ka dhënë edhe vjehrri i viktimës, i pari që e gjeti të shtrirë e të mbuluar me gjak në mes të shtëpisë. “Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit. Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë babai i autorit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy