Topalli: Borxhi publik minë me sahat, rrezik më i madh se pandemia

Topalli: Borxhi publik minë me sahat, rrezik më i madh se pandemia

Menjëherë pas publikimit të raportit të hartuar nga FMN mbi ekonominë e Shqipërisë dhe ecurinë që ka patur vendi pas dy gotitjeve të mëdha ekonomike si tërmeti dhe pandemia, ka regauar Jozefina Topalli. 

Ish-kryetarja e Kuvendit, është shprehur se rritja e borxhit publik është bërë si minë me sahat për Shqipërinë dhe buxheti i 2021-shit nuk mund të kalojë sikur ska ndodhur asgjë. 

Topalli shprehet se boxhi publik është edhe me i madh se pandemia dhe se me këto ritme pritet të arrijë në 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

"As nuk ka shprese as nuk ka me perspektive nëse nuk largojmë Edi Ramën dhe ata që e mbajnë ne qeveri për interesat e tyre financiare." shkruan Topalli. 

Postimi i plotë i Jozefina Topallit

Borxhi po kthehet ne një rrezik edhe me te madh se pandemia! Buxheti i shtetit i 2021 ka kaluar pa zhurme, kur ne fakt ai përben një alarm.

Mina me sahat mbetet borxhi publik. Është pranuar që ai u rrit këtë vit dhe zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetur dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja.

Sipas analisteve të ekonomisë:

-“Paradoksi tjetër është që angazhimi kontraktual me koncesionet i lë më pak hapësirë buxhetit që të përdorë paratë e taksapaguesve në emergjencën e krijuar nga Covid-19. Ironikisht, fondet e parashikuara në buxhet për përballimin e pandemisë janë po rreth 14.2 miliardë lekë (7.2 miliardë lekë për shëndetësinë, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për rritjen e asistencës dhe papunësisë).

Ne projektbuxhetin e vitit 2021, fondi në dispozicion për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021 është 14.5 miliardë lekë (gati 120 mln euro), me rritje 42% në krahasim me 2020-n. Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në pjesën më të madhe, në këto kontrata, risku financiar është marrë përsipër nga shteti (vlera e disa prej tyre vijon të rritet çdo vit), ndërsa raporti kosto – përfitime nuk po anon nga taksapaguesit.

-Mungesa e transparencës për rindërtimin është një tjetër element. Buxheti parashikon një fond për rindërtimin prej 28 miliardë lekësh (rreth 230 milionë euro), por në tabelat dhe relacionin e tij nuk është bërë asnjë parashikim i detajuar, për mënyrën se si do të shpenzohen fondet.”

Pabarazie dhe pasiguria jane binomi i trishtimit dhe i ikjes nga ky vend.

As nuk ka shprese as nuk ka me perspektive nëse nuk largojmë Edi Ramën dhe ata që e mbajnë ne qeveri për interesat e tyre financiare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy