Trafiku i armëve/ Pula: Transporti bëhej me dy automjete, mes të arrestuarave dhe një ish punonjëse burgu (VIDEO)

Trafiku i armëve/ Pula: Transporti bëhej me dy automjete, mes të arrestuarave dhe një ish punonjëse burgu (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula në studion e ‘MCN Live’ ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin ku u arrestuan pesë persona të cilët trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës.

Pula bëri me dije se atyre iu sekuestruan 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krehra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular, ndërsa thekson se mes të arrestuarve është dhe një vajzë ish-punonjëse e sistemit të burgjeve.

Ai tha se ishte një hetim i shtrirë në disa muaj, ndërsa theksoi se ndërhyrja u bë në rrugën e Rinasit dhe se transporti i armëve bëhej me anë të dy automjeteve ku një prej tyre survejonte rrugën dhe tjetri bënte transportin.

Janë sekuestruar të paktën 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krehra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular. Nga informacionet që kemi nga policia e shtetit disponojmë dhe emrat e të arrestuarve që janë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, Denis Hasaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Ajo çfarë të bie në sy është dhe mosha shumë e re e të gjithë të përfshirëve nga 18-26 vjeç personat që po trafikonin armët. Mes të arrestuarave dyshohet se bëhet fjalë dhe për një vajzë punonjëse e burgjeve Denisa Halilaj, ish punonjëse e sistemit të burgjeve.

Prej muajsh ata kanë qenë në vëzhgim nga policia pasi armët do trafikoheshin nga Shkodra në Tiranë dhe aksioni është kryer në afërsi të rrugës së Rinasit. Fillimisht trafikantët kanë qenë me dy automjete ku i pari kishte rolin e survejimit të rrugës dhe i dyti ishte i ngarkuar më armët e vendosura në valixhe në pjesën e bagazhit.

Në rrugën e Rinasit është bërë dhe ndërhyrja e policisë ku është bërë i mundur dhe arrestimi i pesë personave dhe sekuestrimi i dy automjeteve. Kjo ngjarje vjen pak kohë pas zbulimit të një depoje me armë në Babicë të Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy