
Ekspert i Pushtetit Vendor pranë Komisionit për Reformën Teritoriale, Agron Haxhimali tha në studion e MCN Live se reforma derimë tani nuk ka vajtur tek qytetari qoftë nga përfaqësimi lokal dhe në atë që pritej realisht. Haxhimali shton se nëse qytetari do e ndiente pushtetin afër nuk do të ishte nevoja të uleshin e të diskutonin sërish për një gjë të tillë.
Siç ju e lançuar kanë qenë tre ditë intensive dhe dinamike, aktorë të shoqërisë civile, akademikë universitete kanë prezantuar atë që ata kanë vënë re gjatë kësaj periudhe 7-vjeçare të implementimit të reformës territoriale. Anëtarët e komisionit kanë qenë në nivelin e duhur për të ngacmuar me pyetje.
Mos pritni konkluzion në tre ditët e para, komisioni do e japë në shtator, ka grupe ekspertesh, do punojnë, do kryejnë vizitat në terren, do shohin modele. Hapi i parë ishte të dëgjojmë mendjet e ndritura dhe aktorët që kanë punuar gjatë kësaj kohe dhe të krijojmë një ide pse na u desh ky komision. Pse i rikthehemi, ku çedoi.
Ku ka çaluar?
Një reformë ka dy komponente, efektiviteti i demokracisë dhe elementi tjetër me shërbimet publike, a kanë marrë qytetarët shërbime më mirë se dje. Me çfarë duhet ta krahasojmë, a u realizua pritshmëria. Për mua reforma nuk ka vajtur tek qytetari qoftë tek përfaqësimi lokal dhe në atë që pritej realisht nga reforma. Pjesa që kemi kursye doli dhe nga diskutimet, nuk përbën më thelbin që kemi punonjës më shumë apo më pak.
Qytetari a ndjen pushtetin afër, a ë ka cilësinë më mirë. Nëse do i kishte ne s’do uleshim të diskutonim një gjë të tillë.
Politika ka defekt që nuk e di se çfarë do, dhe të majtët dhe të djathtët.
Partitë politike po t'i lexosh programet nëse kanë për pushtetin vendosur nuk kanë përcaktuar modelin e qeverisjes vendore që ka Shqipëria. E duam qeverisjen vendore me dy nivele apo jo.
Haxhimali tha se sipas tij një reformë e mirë territoriale do të përfshinte një numër më të lartë bashkish dhe një zvogëlim të numrit të qarqeve. Gjatë shpjegimit të tij, eksperti dha dhe opsionet e tjera si mund të bëhet reforma.
Do jap mendimin tim, dhe nuk është as i grupit as i PD. Unë mendoj që opozitës i kanë pëlqyer mendimet dhe opsionet e mia për reformën territoriale ndaj më kanë ftuar aty.
Ia kam propozuar opozitarëve dhe mazhorancës.
Shqipëria ka nevojë për një nivel të parë të qeverisjes vendore.
Të shkojë me një nivel të qeverisje vendore, të rrisë numrin e qeverisjeve vendore në zonat rurale që nuk janë të përfaqësuar, ky numër mund të shkojë te 80-90. Duke shtuar një numër të pranueshëm të njësive të qeverisjes vendore ne e çojmë qeverisjen vendore që qytetarët e kanë pasur larg bashkinë dhe nuk janë ndjerë të përfaqësuar.
Tek niveli i dytë, opsioni për numrin e bashkive, shkon edhe për reformën e nivelit të dytë siç janë këshillat e qarqeve. Te kemi nga 12 qarqe në 6 qarqe, krijohet duke bashkuar qarqet. T’i bashkojmë në mënyrë të natyrshme.
Po në skenarin tjetër Shqipërinë mund ta ndajmë në 3 rajone të mëdha dhe shkonë në përputhje dhe me direktivat e BE. Ky është opsioni që unë do e argumentoj nga pikëpamja teknike. Shqipëria duhet të bëjë ndarjen në parimin e përshtatshmërisë.
Sot, Shqipëria në zonat rurale po braktiset. Është pjesa më rurale që kontribuon në GDP po nuk merr kthim mbrapsht. Kjo ul dhe barrën e funksioneve të bashkive që të merren me zhvillimin urban. Propozoi rritjen e numrit të bashkive dhe uljen e qarqeve.
Opsion tjetër është ulje e numrit të bashkive që mund të shkojmë te rrethet e dikurshme. Ky nuk është modeli im. Nëse shkojmë për 36 bashki të mëdha atëherë nuk kemi nevojë për qarqe.
Ka një variant të tretë, metoda e bashkimit, Klosi të bashkohet me Matin. Kjo është metoda demokratike, bashkime vullnetar, nuk mendoj se ndodh, por mund të jetë një opsion.
Ky proces ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, ne e kemi kaluar klasën dhe mund të bëjmë dhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
Çështja nuk është direktiva, ti mendon se anëtarët nuk i dini rregullat, mjafton të zbatojnë rregullat pa interesa politika dhe nuk ak nevojë të vijë dikush, por nuk ka nevojë. Ndërkombëtarët janë të rëndësishëm, por jo pafundësisht.
Kam një raport si është organizuar qeverisja vendore ne Evropën Juglindore. Kosova Mali i Zi me një nivel. Ka dhe me dy nivele.
Çështja e numrit, kam dhe një grafik tjetër.
Numri i popullsisë për njësi vendore në BE popullsia është diku te 6 mijë. Nëse në shkojmë për një numër më të rritur në njësi vendore, numri i popullsisë do të ulet pak. Nuk duhet të trembemi se po të rritet numri i njësive bie numri i popullsisë, kjo nuk prish punë.
Shqipëria ka nevojë për demokraci dhe përfaqësim apo ka më shumë nevojë për ekonomi shkalle.
Mua më rezulton se duhet pasur një demokraci më të madhe lokale.



