Siguria e bukës/ Sulaj: Duhet gjurmim nga importi i lëndës së parë deri te konsumatori (VIDEO)

Siguria e bukës/ Sulaj: Duhet gjurmim nga importi i lëndës së parë deri te konsumatori (VIDEO)

Eksperti i Sigurisë Ushqimore, dekani i Bioteknologjisë Ushqimore në universitetin Bujqësor,  Kapllan Sulaj, teksa komentoi mbi sigurinë e konsumatorit tha se për bukën dhe produktet e tjera të brumit nevojitet që mielli të ketë vlerën mbi 12% të proteinave.

Ai sqaroi më tej se AKU si institucion duhet të gjurmojë bukën që nga lënda e parë e miellit që hyn nga jashtë deri te pika e fundit që është tryeza e konsumatorit, dhe në këtë aspekt ne kemi mungesë informacioni. Në fund ai tha se vendi ynë ka ecur përpara përsa i përket inspektimit të produkteve, por mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim sepse nuk i kemi të gjitha kapacitetet, ndërsa kërkon që AKU të jetë më shumë aktive në këtë drejtim.

Intervista e plotë

1. Z. Sulaj, pikat e shitjes së miellit në Shqipëri gjenden plot me produkte që nivelin e proteinave nuk e kanë të lejuar për prodhim buke, picash, etj. Bien në sy miellra nga Serbia e Kosova, me proteina të ulëta, pavarësisht brenda limiteve të deklaruara në ambalazh. Por. kushdo, mund të marrë sasi të ndryshme mielli, që mund ta përdorë atë për furra puke, piceri, makarona e kudo, pa asnjë kontroll. Çfarë ndikimi ka kjo për konsumatorin?

Përqindja e proteinës në miellin e bukës është cilësia e miellit për tu bërë bukë dhe produkte të tjera brumi. Në fakt ka një kriter një standard të vendosur nga qeveria shqiptare dhe ministria e bujqësisë e cila duhet të jetë jo më pak  se 12% proteina. Importet që vijnë nga jashtë duhet të kenë proteina mbi 12% dhe të shoqërohen me fletën e analizës së produktit ku vërtetohet se ka një përqindje mbi këtë vlerë. Nëse vërtetohet se përqindja e proteinave është ashtu siç thuhet apo jo, kjo kërkon shumë kontrolle. Rreziku që mund të paraqesë produkti që e ka më të ulët se 12% nuk ka impakt direkt në shëndet, por është më pak i përpunueshëm dhe ka më pak vlera ushqyese dhe nuk plotëson nevojat e konsumatorit me proteinë. Nëqoftëse do i referohemi sasisë që konsumon një person çdo ditë kalkulohen një sasi e mirë nga buka. Tek moshat e reja apo të vjetra shkakton mangësi të proteinave.

2. Ndërkohë AKU, institucioni që e ka për detyrë, nuk është në gjëndje të garantojë gjurmueshmërinë e produkteve që prodhohen në Shqipëri apo importohen, për destinacionin final dhe “topin” ia lë konsumatorit. Por a duhet të jetë kështu? Përse AKU sipas jush që jeni vazhdimisht kritik nuk po ushtron kontrolle?

Që nuk po ushtron kontrolle se them dot por sa gjurmuese është se di. Sepse AKU si institucion duhet të gjurmojë bukën që nga lënda e parë e miellit që hyn nga jashtë deri te tryeza. Nuk është e lehtë për ta gjurmuar këtë, kërkohet që ne të sigurojmë një bazë të dhënash nga momenti parë deri te konsumatori fundor, por kemi mangësi të informacionit. Ajo që duhet të bëjmë është ta shoqërojmë këtë produkt me një sërë të dhënash dhe analizat e kryera.

3. Ndërkaq, nga analizat dhe interpretimi i ekspertëve, mykotoksinat në miell janë në nivelet maksimale të lejuara. Çfarë shkakton kjo?

Mykotoksinat janë lëndë që prodhohen nga rritja e mykut në miell, drithëra etj. Pavarësisht se buka futet në një temperaturë të lartë mund të asgjësohen disa myqe, por ka nga ato që janë rezistente dhe këto quhen mykotoksina. Për nga niveli i pranisë së tyre japin nivele të akumuluara toksike që shoqërohen me lindjen e kancerit.

4. Ku mund të bëhet kontrolli i cilësisë? A kemi ne laborator?

Vendi ynë ka ecur në inspektimin e produkteve, ka shumë për të bërë në këtë drejtim sepse nuk i kemi të gjitha kapacitetet. Për mykotoksinat kemi një institut dhe në informacionet e mia aty kryhen analiza dhe kjo është e lehtë të gjurmohet, prandaj kërkohet që AKU të jetë më aktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy