Emigrantja nga Gjermania Laura Popova në një lidhje me emisionin Zgjohu me MCN ka rrëfyer eksperiencën e saj me mbipeshën dhe mënyrën se si ajo u dobësua 40 kilogramë brenda një viti.
Laura rrëfen transformimin e saj fizik duke u ndalur te dietat që ajo ndoqi, por dhe aktivitetin fizik që e ktheu në rutinë pas shtatzënisë.
Ka qenë rrugë e vështirë humbja e atyre kileve, palestër s’kam bërë shumë, më tepër jam përqendruar tek ushqimi duke hequr dorë nga brumërat ëmbëlsirat.
Pas shtatzënisë kam pasur një periudhë të vështirë sepse kam marrë shumë kile dhe fjalët e njerëzve që më shoqëronin pothuajse gjithmonë që duhet të ishe pak më e dobët ka qenë një nga shtysat.
Në fillim kur nisa dietat nuk po humbja shumë peshë por pasi vura re se po largoja nga 2 apo 3 kile ishte një motivim për ta vijuar patjetër.
Ëmbëlsirat nuk është se i konsumoja shumë, por brumërat i kisha qejf dhe kjo ishte e vështirë për mua, megjithatë u tregova shumë drastike te ushqimi dhe nuk ja toleroja vetes asnjë ditë.
Tani konsumoj më tepër vetëm fruta dhe perime, dhe vazhdojë akoma ta respektoj dietën edhe pse kam humbur këto kile është ajo frika se mund ti fitoj prapë.
Sa i përket aktiviteti fizik vetëm ecje dhe pak vrap, palestër nuk kam ndjekur, por në fillim kur e kam nisur dietën kam qenë 111 kg dhe tani kam arritur te 72 kile.



