Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës elektoral me banorët në Kashar, ndërsa ka marrë ‘hak’ ndaj kritikave të rivalëve të tij poltikë që e komnetojnë për veshjen e tij.
Rama tha se kreu i PD, Lulim Basha me pantallonat e dokut duket si llogaritar kooperative. Ai tha ndër të tjera se Basha është shalqin m provë në Tiranë, pasi ishte kryetar bashkie dhe nuk bëri asgjë për kryeqytetin.
“Kush do ta mbajë veten me garjet të shkojë të votojë Lulin. Lulin e keni shalqi me provë në Tiranë. Se kështu i bukur… ma prishi pak qejfin me ato pantallonat prej doku, si llogaritar kooperative. Se merret me tutat e mija ai. Luli çuni i mirë është, jo më i miri, por nuk është çuni i keq”, tha Rama.
Ndërkohë Rama iu është përgjigjur gjithë kritikëve të shprehjes ‘makina me një timon’. Kreu i ekzekutivit tha se nuk i intereson timoni, por kërkon drejtimin e qeverisë.
“Unë sdi ti jap as makinës, nuk më intereson kurrë timoni. Skam pasur kurrë pasion që t’i jap makinës. Kjo nuk ka lidhje, unë flas për busullën. S’merrem me makina, jo motori”, tha Rama.
Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin ekonomik të PD-së, që sipas tij është varianti modern i Sudes. Rama tha se shpreh keqardhjen e tij që politikanët e tjera vazhdojnë, sipas tij, të tallen me njerëzit.



