Njoftimi i Koresë së Veriut se po ndalon testet bërthamore dhe raketore është mirëpritur gjerësishtë nga ndërkombëtarët.
Udhëheqësi Kim Jong-un tha se testet e mëtejshme nuk ishin të nevojshme, pasi Veriu kishte treguar se posedonte armë bërthamore.
Njoftimi i papritur u transmetua nga agjencia e lajmeve KCNA, dhe tha se testimi në vend gjithashtu do të mbyllet.
I pari që reagoi ishte shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i cili e përshkroi këtë vendim të liderit korean si një "lajm të mirë" për botën.
Me anë të një mesazhi në "Twitter", Trump tha se ishte duke pritur me padurim një takim ballë për ballë me Kim në qershor.
Ndërsa Korea e Jugut tha se ishte përparim kuptimplotë. Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in do të takohen javën e ardhshme në takimin e parë ndër-koreanez pas më shumë se një dekadë.
Zyra e Moon tha se vendimi i Veriut do të "kontribuojë në krijimin e një mjedisi shumë pozitiv për suksesin e takimit të ardhshëm Jug-Veri dhe takimi tjetër i rëndësishëm ai mes Veriut e SHBA.
BE tha se ishte "pozitive", por bëri thirrje për denuklearizim të plotë. Shefja për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte një "hap i gjatë i kërkuar" që duhet të çojë në "denuklearizime të verifikueshme dhe të pakthyeshme".
Thirrja u përsërit edhe nga Mbretëria e Bashkuar. Deklarata e qeverisë britanike shtoi "Se ne shpresojmë që kjo të tregojë një përpjekje për të negociuar në mirëbesim".
Kina, mbështetësi kryesor i Koresë së Veriut, tha se besonte se masa do të "ndihmojë në përmirësimin e situatës në gadishull".
Ministria e jashtme e Rusisë gjithashtu e mirëpriti atë vednim, por i bëri thirrje SHBA dhe Koresë së Jugut që të reduktojnë aktivitetin e tyre ushtarak në rajon.
Koreja e Veriut është duke u përgatitur për samitët historikë me Korenë e Jugut dhe SHBA.
Kim Jong-un tha se "Prej 21 prillit, Koreja e Veriut do të ndalojë testet bërthamore dhe do të lëshojë raketa balistike ndërkontinentale".
Sipas BBC, edhe pse Peniani do të shfuqizojë vendimin e saj për testimin e saj bërthamor, nuk ka asnjë indikacion se po planifikon të heqë qafe armët ekzistuese.
Vendimi për të ndalur testet e raketave synon gjithashtu të ndjekë rritjen ekonomike në vendin komunist, raporton KCNA.



