
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë këtë të premte në sesionin e parë parlamentar.
Teksa u prit nga dhjetëra simpatizantë në hyrje të Kuvendit, Berisha u shpreh për mediat duke thënë se heqja e mandatit të deputetit nga kreu i PD-së ishte një pazar i fëlliqur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD me pazare të fqëlliqura me Edi RAmën. Lëvizja ime e radhës të jetë ndryshime statusore ne vendosjen e sovranitetit të PD-së.
Unë them që emergjenca është që PD të rivendos sovranitetit legjitimitetin e grabitur nga marrëveshja Rama-Basha.
Mund të blesh dhe të shesës Edi Rama Lulzim Basha po kurr PD dhe demokratët shqiptarë, kjo është përfundimtare dhe je i pashpresë me aktet e realizuara pas shpine me Lulzim Bashës.”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri shoqërohej nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu të cilët më herët kanë treguar mbështetjen e tyre për Berishën.



