Reciprociteti/ Rama: Vuçiç të mos ushqejë me asnjë lloj alibie, grupe të caktuara në veri të Kosovës

Reciprociteti/ Rama: Vuçiç të mos ushqejë me asnjë lloj alibie, grupe të caktuara në veri të Kosovës

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun spanjoll, Pedro Sanchez i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u ndal në tensionet e krijuara në veri të Kosovës, për shkak të planifikimit për të nisur zbatimi i reciprocitetit me palën serbe më 1 gusht.

Rama tha se në takim u fol për Kosovën, ku deklaroi se Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe të drejtës së tyre.

Në reagimin e parë lidhur me tensionet e krijuara në veri të Kosovës, Rama ftoi Presidentin serb Aleksandar Vuçiç që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veri të Kosovës, që t'i kundërvihen zbatimit të marrëveshjes.

Por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate ku mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën por edhe detyrën të sovranitetit territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër, janë marrëveshje për tu zbatuar dhe jo diskutuar.

Përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të kësaj marrëveshje, gjë që pashë se e ka përshëndetur edhe shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

I bëj thirrje autoriteteve në Beograd dhe Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsye të tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që duhet zbatuar, për t'i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Shqipëri-Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy