Dënohen me 45 vite burg 9 shqiptarët që mbushën Anglinë me drogë (VIDEO)

Dënohen me 45 vite burg 9 shqiptarët që mbushën Anglinë me drogë (VIDEO)

Nëntë shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani janë dënuar me 45 vite burg në total nga një gjykatë në Sussex.

Ata u arrestuan gjatë operacioneve policore në Brighton dhe Hove Qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë e makina, që kapnin vlerën mijëra paund.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema raporton tvklan. Ai u ndalua teksa lëvizte më makinën e tij, një BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.

Tetë prej nëntë të arrestuarve, të gjithë shqiptarë, sipas BBC kishin hyrë ilegalisht në Britani.

Gjatë operacionit, autoritetet gjetën edhe alkool kontrabandë në ambiente që kishin lidhje me grupin, si lokale nate, kafe e qebabtore.

Të nëntë shqiptarët u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine dhe vendimi për ta u mor pas dy seancave dëgjimore, më 22 Mars dhe një tjetër pak ditë vonë.

Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash.

Shqiptarët e dënuar janë:

Mevlan Dema 32 – vjeç u dënua me 13 vite burg.

Gledis Osmani, 21 – vjeç, u dënua me 8 vite.

Klinton Dani, 23 – vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.

Ndriçim Xhepa, 28 – vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.

Leonard Dema, 35 – vjeç u burgos me 3 vjet.

Ramazan Capa 21 – vjeç, 

Genti Capa 27 – vjeç, 

Kadri Dema 24 – vjeç dhe 

Izmir Dema 25 – vjeç, u dënuan me nga 3 vite e gjysmë burg secili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy