Pas përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, dorëhiqet drejtori i Policisë së Kosovës

Pas përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, dorëhiqet drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen këtë të martë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka konfirmuar këtë lajm.

Dorëheqja e Mehmetit ka ardhur menjëherë pas përdhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Ai bën me dije se në vend të tij është caktuar zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy