RTSH zgjedh drejtorin e Përgjithshëm  

RTSH zgjedh drejtorin e Përgjithshëm  

Enkelejd Joti është drejtori i ri i RTSH. Emri i Jotit doli fitues me 3/5 e votave pas një votimi të fshehtë të nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik. 
Në garën për kreun e RTSH, Joti kishte përballë tre rivalë: Iris Luarasin, pedagoge në Universitetin e Tiranës, në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit; Moza Haxhaj, kryeredaktore për disa vite në RTSH dhe Laureta Roshi, gazetare.

Gara për kreun e ri të RTSH u hap zyrtarisht më 1 nëntor, pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit.

Gjatë kësaj kohe, funksionet e drejtorit të Përgjithshëm i ka ushtruar zv.drejtori Martin Leka.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy