
Arta Marku prej tre muajsh ndodhet në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, detyrë për të cilën është betuar në një situatë jo të zakontë. Mes tymueseve me ngjyra, kaosit dhe protestës së opozitës, Arta Marku u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme.
Prokurorja e Përgjithshme gjatë një interviste në Real Story, ka folur edhe për parardhësin e saj Adriatik Llalla, duke u shprehur se nuk do të donte të ripërsëriste një gjykim mbi të, në kushtet kur publiku tashmë e ka vlerësuar punën e Llallës.
"Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë", Marku.
Kryeprokurorja theksoi se kur pa dosjen e SHBA-ve për Llallën u ndjere shumë keq, ashtu siç është ndjerë apo duhej të ndihej çdo zyrtar i këtij shteti, e sidomos kur fjala është për paraardhësin tim.
Marku u përgjigjë nëse ka hetim ndaj LLallës, duke thënë "se DASH nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar, por ajo nuk dha emra konkretë duke thënë se prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje".
Ndërsa për akuzat e hedhura ndaj saj pas zgjedhjes se kryeprokurore, Marku tha:
“S’e kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gjë s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë Secili ka kauzat e veta, ishte diçka përtej personales”, vazhdoi më tej Marku.



