Analisti Preç Zogaj komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV lajmin e ndërprerjes së fondeve për ndihmën që SHBA ndan për vendet e tjera të botës, mes tyre edhe Shqipëria.
Ai tha se ky vendim nuk ka karakter politik dhe se fuqia e Amerikës është në hapje dhe se ajo ka interes të jenë kudo dhe në Shqipëri.
Sipas tij ngritja e SPAK nuk do ishte krijuar nëse nu do kishte mbështetjen e Amerikës por dhe asaj evropaine.
Nuk ka karakter politik bllokimi i fondeve në të gjithë planetin dhe në vendin tonë sepse prania amerikane fondet forcojnë Amerikën, nuk janë lëmosha.
Fuqia e Amerikës është në hapje, kanë interes të jenë kudo dhe në Shqipëri, ky katundi vogël që e quajmë ne Shqipërinë ka interes strategjik për ta.
SHBA është demokraci e kontrollojnë me sondazhe popullaritetin e presidentit, ai do të mbajë nivelin e mbështetjes aty ku e ka marrë.
Nuk do ndodhte ngritja e kësaj prokurorie nëse s’do kishte mbështetjen amerikane, por dhe evropiane, nuk duhet anashkaluar.
Amerika është bërë e madhe nga demokracia dhe është e madhe në hapje dhe jo nga retorikat e Trump, prandaj ky do i përshtatet traditave të vendit të vet dhe aktualisht është duke bërë skena për t’ju përshtatur premtimeve të veta.



