
Gjatë kohës që dy lederët Trump dhe Putin do të dilnin në një konferencë për mediat ka ndodhur një incident.
Një burrë i identifikuar si gazetar është nxjerrë me forcë nga salla, ku do mbahej konferenca e përbashkët për media mes dy presidentëve.
Burri i identifikuar si Sam Husseini është nga “The Nation”, i cili kishte filluar të debatone me pjestarët e sigurimit gjatë përgatitjes së konfeencës mediatike.
Ai po mbante një pankartë në të cilën shkruante “traktati i ndalimit të armëve bërthamore”, me të cilën ishte futur në sallën e konferencës në Helsinki të Finlandës.
Pjesëtarët e sigurimit raportohet se i kishin kërkuar Husseini të largohet nga salla, dhe në një moment dukej se u është bindur urdhrit të tyre.
Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan foli me të, përpara se sigurimi finlandez ta nxirrte jashtë me forcë.



