Kapen 2.7 ton marijuanë në Itali, arrestohet shqiptari dhe pronari italian

Kapen 2.7 ton marijuanë në Itali, arrestohet shqiptari dhe pronari italian

Një sasi e konsiderueshme droge e tipit marijuanë e fshehur në ambientet e brendshme të një ofiçine është zbuluar sot nga karabinierët e Colleferros në Itali.

2700 kg marijuanë u zbuluan nga policia e Colleferro-s raportojnë mediat italiane.

Një sasi ‘e çmendur’, ndoshta ndër më të mëdhatë e kapura ndonjëherë në këto zona në jug të Romës shkruajnë mediat shtetit fqinj. Një depozitë e vërtetë droge në brendësi të një ofiçine në lokalitetin e Colubros, ku ishin fshehur 126 pako me marijuanë, secila prej tyre me peshë më shumë se 30 kg.

Në pranga ra një shtetas shqiptar 46-vjeçar dhe pronari 45 vjeçar i ofiçinës me kombësi italiane.

70 prej pakove u gjetën në një fugon, ndërsa 56 të tjera në një bodrum. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të cilët i përkasin këtij rrjeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy