Roboti parë që kryen eksperimente i vetëm

Roboti parë që kryen eksperimente i vetëm

Është krijuar roboti i parë, i pajisur me inteligjencë artificiale, i aftë të punojë 7 ditë në javë, 24 orë në ditë.

Ai qëndron 24 orë duke kryer vetëm eksperimente, duke zgjedhur ato më të përshtatshmet për të provuar një hipotezë të caktuar.

Testi, i përshkruar në revistën Nature nga studiues të Universitetit të Liverpool të udhëhequr nga Andrew Cooper, u zhvillua në një laborator kimie, ku roboti zbuloi një lloj të ri të katalizës.

Roboti peshon 400 kilogramë, është i lartë 1.75 metra, mund të lëvizë dhe të punojë në një laborator standard, duke përdorur të njëjtat mjete të përdorura nga studiuesit dhe duke kryer detyra të ndryshme.

Për dallim nga njerëzit, roboti ka shumë më tepër durim dhe pushon vetëm kur është e nevojshme të ngarkohet me bateri. Mund të ndihmojë në gjetjen e materialeve për prodhimin e energjisë së pastër ose ilaçeve të reja.

Në shembullin e parë të përshkruar në studim, roboti kreu 688 eksperimente në 8 ditë, duke punuar ndërmjet 172 dhe 192 orë, duke bërë 319 lëvizje, 6500 manipulime dhe duke udhëtuar për një distancë totale prej 2.17 kilometrash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy