Të ndodhur rastësisht në lokal, ata janë bërë dëshmitarë të vrasjes së bujshme të Dilaver Bojku (Leku) i ndodhur rreth orës 16:45 në plazhin “Akva Blu”.
Ata thonë se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe kanë mësuar se kishin vrarë pronarin.
Lajmi është raportuar edhe nga mediat vendase, të cilat thonë se ndonëse është transportuar në
Qendrën Spitalore të Strugës, Dilaver Bojku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Bojku nuk ishte një figurë e panjihur për autoritetet maqedonase. Në vitin 2003 ai është arrestuar për biznese të dyshimta, në radhë të parë për organizim të prostitucioni.
Dilaver Bojku, i njohur me nofkën Leku ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Ai u be i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane, si dhe për publikun më të gjerë, për aktivitetet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për prostitucion.
Atje hapi klube nate, ku ofrohej nder te tjera prostitucion dhe droge.
Deri ne vitin 2000, ai ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia dhe duke çuar si klandestine në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë dhe afgane.
Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet fletarrest ndërkombëtar.
Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, me ç’rast në klubet e tij zbulohen dhjetra vajza që kanë qëndruar ilegalisht në vend. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë që i është shqiptuar. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.
Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu me siguri të ulët, i ik policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmojë në zënien e Bojkut.
Për arratisjen e tij nga burgu, shkruan Expressi, kanë shkruar edhe mediat botërore, si The Neë York Times, Guardian etj.
Rreth dy javë pasi ik nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të braktiset, fillimisht për Itali, e më pas për Brazil.
Sidoqoftë, Bojku kthehet në Maqedoni ku e vuan dënimin, ndërsa pas daljes nga burgu humb edhe nga fokusi i publikut dhe mediave dhe për të dihet se i është rrekur biznesit me hotelieri dhe turizëm.
Bojku, alias Leku, u vra dje me armë zjarri në plazhin e Strugës që ishte në pronësi të tij. Sulmi ndodhi në rreth orës 16:45 në kafiterinë “Aqua Bluesky” që ishte gjithashtu pronë e Bojkut. Sipas raporteve të medias, një person i panjohur deri në këto momente, i është afruar Bojkut përderisa ai ka qenë në plazhin e tij Akua Blu, në bregun e liqenit rreth orës 16:45, dhe ka shkrepur disa plumba në drejtim të tij. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë.
Nga policia deri më tani nuk japin detaje, ndërsa në proces është formimi i ekipit hetues policor që do të punojë në zbulimin e rastit.



