
Pedagogu Ermir Gjinishi tha në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN Tv se situata mes Libanit dhe Izraelit është shumë e tensionuar dhe se ekziston mundësia që të rindizet konflikti mes dy vendeve.
Jo vetëm dje, por edhe sot Izraeli ende nuk ka tërhequr të gjithë trupat nga jugu i Libanit. Sonte mbaron afati. Izraeli mban zona në jug të Libanit dhe kryeministri i Libanit ka dalë me deklaratë të fortë para pak minutash duke i treguar Izraelit që ne do të përhapim ushtrinë dhe ka filluar të ndërhyjë ushtria në jugun e Libanit. Situata është shumë e tensionuar sepse Libani konsideron që Izraeli ka thyer armëpushimin dhe marrëveshjen e paqes.
Është moment shumë i tensionuar. Ka pasur deklarata dhe nga kancelaritë europiane dhe ato arabe përve dy palëve që janë të përfshira se jemi në një moment që mund të rindizet konflikti.



