
Shqipëria po përgatit marrëveshje me universitetet italiane dhe hungareze për diplomat e dyfishta. Këtë fakt e konfirmoi gjatë një interviste për MCN, zëvendësministrja e Arsimit Bora Muzhaqi. Sa i përket ligjit të arsimit të lart, Muzhaqi tha se rektorët nuk kanë ngritur shqetësime, ndonëse ligji mund të rishikohet nëse lind nevoja.



