Përmbytjet në Durrës/ Pula: Ka nisur edhe evakuimi i të burgosurve (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës/ Pula: Ka nisur edhe evakuimi i të burgosurve (VIDEO)

300 banesa janë prekur nga përmbytjet në Durrës.

Gazetari Besmir Pula, nga Shkozeti në një lidhje me MCN Live tha se banesat në zonën e Shkozetit, ish-Kënetës, në zonën e Gjykatës së Apelit janë më prekura nga e gjithë kjo situatë.

Janë të paktën 300 banesa që Janë prekur nga përmbytjet. Një numër i konsiderueshëm i banesave të prekura nga përmbytjet janë në Shkozet, ish-Kënetë, në zonën e Gjykatës së Apelit. Një lagje e zonës së Plazhit, por problematika evidentohen dhe në zonën e burgut.

Problematikat kanë qenë pothuajse çdo vit. Pastrimet çedojnë, nuk pastrohen siç duhet kanalet.

Kemi parë vazhdimisht që qoftë Edhe 10 minuta reshje të bien në Durrës kemi vërshim të ujit në banesa dhe biznese.

“S’na kanë dhënë asnjë ndihmë. Ka ndodhur dhe një herë tjetër. Kanali atje ka shpërthyer dhe shtëpitë atje janë të përmbytura. Nuk bëjnë pastrime të kanalit. Po të bëhej pastrimi do të ishte ndryshe. Ulem këtu dhe vetëm qaj. Në këtë përmasë nuk jemi përmbytur ndonjëherë. Na janë bërë dëme të mëdha. Nga Bashkia e Durrësit nuk pres asgjë, se i kanë vjedhur vetë. Dua ndihmë”, tha një banore e zonës së Shkozetit.

Po ashtu Pula tha se ka nisur evakuimi i të burgosurve në burgun e Durrësit.

Është përmbytur pjesa kryesore e burgut të Durrësit. Ka nisur evakuimi i të burgosurve dhe administratës që ishte në ambientet e IEVP-së Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy