
Udhëheqësit e Austrisë dhe Serbisë janë takuar për të diskutuar ndalimin e refugjatëve afganë në Evropë.
Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se fqinjët e Afganistanit duhet të pranojnë refugjatët dhe shtoi se "kjo është arsyeja pse janë në kontakt me vendet e rajonit".
Kurz ka marrë prej kohësh një qasje të ashpër ndaj çështjeve të emigrimit. Kohët e fundi tai ka deklaruar se Austria nuk do të pranojë asnjë emigrant nga Afganistani sepse ka marrë një numër "në mënyrë disproporcionale të lartë" që nga viti 2015, kur një milion njerëz hynë në Evropë nga Lindja e Mesme, Afrika ose Azia.
Ai foli gjatë një vizite në Beograd ku takoi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç tha se Serbia kishte marrë një kërkesë për të akomoduar 150 gra dhe vajza nga një klub futbolli dhe se qeveria e tij do ta lejonte këtë.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia janë bllokuar në Serbi dhe vendet fqinje që shtrihen në të ashtuquajturën rrugë emigrimi ballkanik drejt Evropës Perëndimore.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Afganistanin pas pushtimit nga talebanët.



