SHBA, koronavirusi shfaqet dhe te kafshët shtëpiake

SHBA, koronavirusi shfaqet dhe te kafshët shtëpiake

Dy mace në Nju-Jork janë kafshët e para të infektuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njoftimin e kanë dhënë autoritetet federale shëndetësore në vend.

Macja e parë që përjetoi simptoma të  Covid-19 ishte në një shtëpi ku asnjë nga personat e pranishëm nuk ishte infektuar, ndërsa pronari i maces ishte një pacient pozitiv.

Në fillim të muajit, një tigër nga Kopshti Zoologjik i Bronx u gjet gjithashtu pozitiv në Nju-Jork. Si në atë rast, autoritetet shëndetësore sigurojnë se nuk ka asnjë provë që të dyja macet e prekura nga Covid-19 mund të jenë ngjitëse për njeriun. Sidoqoftë, rekomandohet që pronarët e kafshëve shtëpiake të kufizojnë ndërveprimet midis qenve ose maceve të tyre dhe njerëzve jashtë familjes në minimum, gjithashtu edhe në këtë rast duke ndjekur rregullat e distancimit shoqëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy