Duke nisur nga muaji mars e deri në zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, konsumatorët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe.
Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve në TVT, Ermal Murati, drejtor i Menaxhimit të Matjes dhe Leximit pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka sqaruar se si do të procedohet me faturat.
Këto janë disa metodologji që ndiqen edhe në vende të tjera të botës. Aty ku nuk është e mundur të aksesohet sistemi i matjes, do të aplikohet mesatarja e konsumit të marsit të 2019. Janë vendosur disa kritere për faturim korrekt dhe për të mos pasur ankesa nga konsumatorët.
Murati sqaroi se nuk do të ketë diferencim, mbi të gjitha për familjet në nevojë, ndërsa shtoi se brenda 15 ditësh do të merret në shqyrtim cdo ankesë nga ana e konsumatorëve.
Brenda 10 ditësh, OSHEE siguron kthimin e përgjigjes për leximin e matësit, për ata konsumatorë që nuk u është lexuar matësi. Për ta, në muajin pasues, kur të bëhet leximi i radhës, bëhet edhe balancimi i vlerës së faturuar
Lidhur me faturimin me çmim reference, një vendim i marrë tashmë mes dy institucioneve ERE dhe OSHEE, me propozim të kësaj të fundit, Murati sqaroi edhe faturimin për bizneset.
Do të aplikohet vendimi i ERE për 15 konsum i llogaritur me faturën e marsit 2019. Duke qenë se disa shërbime janë të mbyllura, do të kenë konsumin e tyre mujor baras me 15 ditë konsum.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se janë vetëm 30 % e konsumatorëve, të cilëve do t’iu përllogaritet fatura me cmim reference, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet me punonjësit e leximit të sahatëve në terren.



