E rrallë/ 2-vjeçari që ka pasion të pastrojë shtëpinë

E rrallë/ 2-vjeçari që ka pasion të pastrojë shtëpinë

“Në momentin që djali filloi të hedhë hapat e parë, u vu re një dëshirë e tij për të sistemuar sendet e shtëpise dhe për të pasur çdo gjë të pastër.” Këto janë fjalët e një nëne në letrën e postuar në prestigjiozen “The Guardian” ku tregon se si djali i saj i vogël vjen rrotull shtëpisë me duart lidhur prapa duke kontrolluar si të ishte një inspektor higjiene.

“Që kur djali ynë filloi të ecë, shtëpia jonë është gjithmonë e rregullt dhe e pastër, pasi ai nuk mundet të jetoj në parregullsi. Madje sapo shikon gjëra që nuk janë në vendin e duhur bërtet me të madhe “është pis”, tregon mamaja e djalit 2-vjeçarë. Nëse shumë prindër të tjerë ankohen sepse në këtë moshë fëmijët bëjnë shumë rrëmujë, prindërit e vogëlushit në fillim u shqetëuan për këtë dhunti të veçantë që kishte djali i tyre, por me kalimin e kohës kuptuan se ndryshe nga fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë ai e shpenzonte energjinë e tij duke sistemuar dhe jo duke shkaktuar rrëmujë.

“Nuk e di se sa kohë do të vazhdojë ky hobi i çuditshëm, por unë po e shfrytëzoj në maksimum. Mundësitë për prindërimin dembel nuk vijnë shumë shpesh. Nuk do ta humb këtë”, shkruan e ëma për rubrikën “Prindër dhe prindërim”, The Guardian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy