
Gazetari Denis Dyrnjaja në MCN Live ka komentuar lidhur qme votimin në Kuvend me 75 vota pro ish-kryeministrit Berisha iu hoq imuniteti duke i hapur rrugë kështu arrestimit të tij.
Ai tha se kjo ishte e pritshme, po ashtu dhe reagimi i Berishës, ndërsa theksoi se opozita ka zgjedhur një gjuhë e cila nuk prodhon më asgjë. Sipas tij, ka ardhur koha për një moment transformues, pasi kjo opozitë nuk ka më kauza por përdor gabimet e qeverisë si të tilla.
Edhe me imunitete Arben Kraja, prokurori i çështjes e tha në seancën dëgjimore që ne do i vazhdojmë hetimet dhe nëse ai do mbante imunitetin. Pra asgjë s’do e ndalte këtë proces ndaj Berishës.
Nga ana tjetër i pritshëm është dhe reagimi i Berishës brenda natyrës së tij për të treguar qëndresë dhe forcë ishin mesazhet e tij, por në fakt mendoj se i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij komunikimi politik dhe jo vetëm Berishës, por dhe klimës së krijuar mes maxhorancës dhe opozitës. Ka ardhur koha për një moment transformues, kjo pamje është shumë e pështirë.
Nuk është vetëm opozita, por në tërësi, dhe aksioni Berishës dhe i Bardhit asgjë nuk do prodhojë sepse kjo opozitë është shterpë përballë maxhorancës dhe vazhdon me arrogancë, dështime që shiten si suksese dhe kjo për shkak se kjo opozitë ka zgjedhur një gjuhë që nuk është gjuhë.
I pyetur se çfarë mund të bëjnë opozita, Dyrnjaja u shpreh se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi sipas tij kërkesa për komisionet hetimore janë një mbulesë, një nga stacionet që opozita ka gjetur si kauza aksidentale rrugës.
Janë këto okazionet e momentit, të gjitha janë dhurata të dhëna nga qeveria, bën gabime qeveria dhe opozita i kthen në kauza, sepse kauza të vetat nuk ka kjo opozitë dhe Berisha është duke përfunduar me 50 veta ku shumica janë të afërt dhe familjarë të tij. Është keqardhje të shohësh njerëz që kanë pensione të vogla, nga 8-9 mijë lekë dhe të shohësh ato makina luksoze, çfarë kontrasti të madh ka në atë opozitë. Prandaj njerëzit kanë humbur besimin dhe janë të neveritur nga ajo që thotë, Rama, Berisha, Basha dhe Meta se ajo që shihet me sy është tjetër gjë nga ajo që thuhet në realitet.
Ky është një moment ku mund të bëhet një ndryshim shumë i madh për opozitën, duhet të besojmë një opozitë të re dhe të besueshme sepse deri tani është një shpenzim energjie kot. Ky moment duhet shfrytëzuar për të pasur një fillim të ri për opozitën. Ne kemi në dorë të bëjmë një ndarje mes asaj që nuk duhet dhe duhet të kemi. Për mua fundi Berishës ka kohë që ka ardhur sepse mendësia me të cilën ka udhëhequr i ka ikur koha, por çështja është se ne duhet të kemi një opozitë te re sepse interesat e Berishës nuk na interesojnë ne.



