Reforma në Drejtësi, Soreca: Sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur. Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Reforma në Drejtësi, Soreca: Sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur. Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i pranishëm në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi”, theksoi se BE është angazhuar shumë për këtë reformë, qoftë edhe financiarisht, ndaj dhe sipas tij, do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e saj.

Ai i bëri thirrje edhe gjithë spektrit politik në Shqipëri, që të angazhohen për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa theksoi se objektivi kryesor për vitet e ardhshme është që të punohet fort, në mënyrë që të zbatohet kjo reformë siç duhet.

Vijimi i kësaj reforme është një ndër prioritetet kryesore, që të ecet përpara në mënyrë efikase. Pavarësia, integriteti i Reformës në Drejtësi është shumë i rëndësishëm. Objektivi kryesor për vitet e ardhshme është që të punohet fort, në mënyrë që të zbatohet kjo reformë siç duhet. Do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e reformës në drejtësi. Bazat ligjore të jenë në vend, korniza ligjore po ashtu të jetë në vendin e duhur, të luftohet korrupsioni. Sistemi duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane. Është i nevojshëm bashkëpunimi dhe koordinimi për reformën në drejtësi. Kjo është e rëndësishme edhe për BE, që po investon në sektorë mjaft të rëndësishëm. E kemi mbështetur reformën dhe kemi menduar edhe përfshirjen financiare. Nuk do të ndalojmë së punuari, pasi duam ta shohim Shqipërinë sa më afër BE. Puna që është bërë deri tani në këtë reformë ka ndikuar në hapët drejt BE.

Ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë fjalës së saj dha një mesazh për rëndësinë e Reformës në Drejtësi teksa theksoi se askush nuk është mbi ligjin. Kim deklaroi se duhet të vazhdojë puna për të ndaluar korrupsionin dhe kjo është detyrë e vetë shqiptarëve.

Ajo shprehu mbështetjen e SHBA, ndërsa shtoi se tashmë është koha për të festuar për arritjet e këtyre 5 viteve dhe të vazhdohet përmirësimi për sukses të mëtejshëm.

Shqipëria ka bërë progres dhe qytetarët po shohin rezultatet e këtyre përpjekjeve. Institucionet janë tashmë funksionale. Nuk ka rëndësi sa i fuqishëm është. Askush nuk është mbi ligjin. Varet nga ju për të treguar se kjo është e vërtetë dhe do jetë e vërtetë. Po luftohet korrupsioni. Disa nuk kanë dashur që kjo të ndodhë. Duhet të vazhdojë puna për të ndaluar korrupsionin. Është koha që shqiptarët të kenë besim. Kërkohet drejtësi. SHBA ju mbështet dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. Është koha e duhur për të parë përreth, për të parë se çfarë mund të përmirësojmë. Le të vazhdojmë të përmirësohemi që të vazhdojë suksesi i mëtejshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy