Ministrat teknikë në qeverinë “Rama” kanë dhënë sot dorëheqjen pas tre muajve në detyrë.
Zv/kryeministrja Ledina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.
Ndërsa Ledina Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin e teknikëve për zgjedhjet.
Tashmë kabineti përbëhet vetëm nga ministrat e PS-së dhe LSI-së, ndërsa kompetencat e ministrave të dorëhequr të PD-së do t’i ushtrojnë zëvendësministrat.
Në fillim të shtatorit pritet seanca e parë e Parlamentit të ri dhe formimi i kabinetit “Rama 2”.



