Lera: Aktualisht kemi 720 mijë të punësuar, paga mesatare shkon 50-60 mijë lekë

Lera: Aktualisht kemi 720 mijë të punësuar, paga mesatare shkon 50-60 mijë lekë

Drejtor i Politikave Fiskale, Niko Lera në studion e lajmeve në 'MCN Economy' teksa ka folur për deklarimin e pagave të punonjësve u shpreh se nga viti 2013 deri sot kemi një rritje të vendeve të punës dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetsore.

Ai tha se sot që flasim kemi një rritje prej 6% të GDP-së, krahasuar me 4.4% që ishte, ndërsa theksoi se aktualisht jemi pothuajse në të njëjtat nivele si vendet e tjera të rajonit.

Në listëpagesat e vitit 2013 ne kishim rreth 430 mijë vende pune, ky ishte numri zyrtar duke numëruar çdo vend pune në listëpagesat që dërgohen te sigurimet shoqërore. Nga 2016 deri tani numri i vendeve të punës varion në 710 mijë. Tani nëse të gjithë këta janë efekt i vendeve të reja të punës apo reduktim i punës së zezë, apo i administratës nuk e ndaj dot, por besoj se nuk është e lehtë, por jemi para faktit se vendet e punës janë rritur dhe për më tepër kontributet e sigurimeve shoqërore nga 4.4% e JDP janë rritur në 6%. Të ardhurat tatimore janë rritur 9% të JDP, pra performanca ka qenë më e mirë. Në vitin 2013 ne ishim krahasuar me rajonin në gjysmën e efektivitetit të tyre, sot jemi afër tyre, pra këto tregues tregojnë se është rritur dhe paga që llogariten kontributet po ashtu dhe numri i vendeve të punës. Këtu ndikon dhe ndërgjegjësimi i qytetarit që tani kërkon sigurimet në vendin e punës. Në shumë sektorë ka pasur rritje dhe paga mesatare sot është diku te 50-60 mijë lekë.

I pyetur lidhur me deklarimin e pagës reale, Lera tha se jemi koshientë se pavarësisht shifrave që janë reale kemi probleme të mëdha në drejtim edhe punës së zezë dhe nivelit të pagës së deklaruar. Ai tha se një pjesë e pagave nuk deklarohet, ndërsa shtoi se aktualisht paga mesatare arrin 50-60 mijë lekë.

Jemi të bindur që një pjesë e pagës nuk deklarohet. Realisht flasim duke marrë në konsideratë dhe atë pjesë që paguhet jashtë sistemeve bankare. Subjektet duhet të deklarojnë pagën reale sepse në këtë mënyrë krijojmë mundësinë që fondi i sigurimeve shoqërore krijon mundësinë për marrjen nesër të një pensioni dinjitoz sepse kanë kontribuar. Për këtë ka disa drejtime dhe rrugë që po punojmë dhe do punojmë në të ardhmen. Për shkak të listëpagesave që dolën në publik u sensibilizua dhe opinioni. Tatimet kanë këto të dhëna dhe ka evidentuar 512 mijë vende punë që kanë 0-30 mijë lekë pagë nga të cilat 127 mijë janë punonjës me pagë minimale. Është përqendruar puna në një grup të madh veçanërisht biznese të mëdha, janë selektuar dhe u targetuan mbi 10 mijë tatimpagues të konsideruar me risk që janë kontaktuar për të rregulluar situatën. Aktualisht paga mesatare arrin në shifrat 50-60 mijë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy