Për eksperten e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, Bordi i Transparencës e ka mbyllur funksionin dhe misionin për të cilin u krijua nga qeveria pasi e para mungon transparenca për çmimet që vendosen dhe e dyta nuk reflekton ndryshimet në treg dhe në bursë.
Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv Kortoçi Nunaj tha se çmimet do të vijojnë të rriten përgjatë periudhave në vijim.
Qeveria tha se bordi synon të mbrojë konsumatorin, ky bord ka rritur në mënyrë të vazhdueshme karburanteve, ka munguar transparenca si është mbërritur në këtë çmim dhe pse ky çmim në momentin që ka ulje në bursa nuk reflektohet. Në këtë rast do të theksoja është mbyllur misioni i bordit përsa kohë nuk është tregu . Ky çmim që ka akorduar bordi jo gjithmonë i referohet çmimit të tregut. Funksioni dhe misioni duhet klasifikuar i mbyllur.
Përsa i përket inflacionit do themi që burimi i vetmë që i referohemi janë ato publike ndaj të tilla raste s’kemi burim të dytë që do na çonte në krahasim. Do t’i referohem një deklarate të Sejkos para pak javësh që tha në tremujorin e tretë të 2023 çmimet do të jenë të larta dhe në 2023 pritet stabilizim çmimesh. Në këtë rast duke marrë në konsideratë këto parashikime dhe duke bërë analizë nuk ka asnjë tregues që të japë sinjale që këto çmime të kenë stabilizim. Edhe për gjatë periudhave në vijim do të ketë rritje çmimesh. Nuk ka ndikim pozitiv të politikave që merr qeveria.
Duke vijuar më tej, Kërtoçi Nunaj tha se nga vendimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë më 1 tetor do të preken 55 mijë familje. Ekspertja shtoi se barra e këtij vendimi rëndon mbi familjet e mesme dhe se është marrë pa kryer një analizë ekonomike.
Nëse i referohemi ndryshimit të politikave të qeverisë për të hequr tarifën fikse do të themi se nëse ndodh 55 mijë familje shqiptare preken drejtpërdrejt nga rritja e çmimit. Do thoja që janë këto familje, të shtresave të mesme ose kanë të ardhura mbi mesatare dhe nëse ka rritje të çmimeve e gjykoj të pajustifikuar dhe pa mbështetje në analizë ekonomike. Kjo barrë e rritjes se çmimit bie mbi shtresën e mesme që dëmtohet.
Në shumë raste flitet se energjia do të rritet dhe qeveria justifikohet me rritjen e kostove. Qeveria duhet të kërkojë brenda vetes , të menaxhojë së brendshmi prodhimin shpërndarjen dhe humbjet në rrjet. Nëse ata do i kenë realizuar dhe do e kenë mbrojtur sistemin e tyre kanë të drejtë që nëse kostot janë të larta ta përcjellin. Keq menaxhimi që i bëhet humbjeve në rrjet është e padrejtë të kalohet te konsumatori. Shtresa e mesme e zbuluar ndaj rritjes së çmimeve. Kemi rënie të konsumit, nuk mund ta rëndojmë familjen shqiptare edhe rritjen e çmimit.
Flitet për pjesën e ngrohjes, është periudha e dimrit që kërkon shpenzime të mëdha. Mundësia e ngrohjes është energjia elektrike, nuk kemi burime alternative, shumë pak familjeve e bëjnë këtë. Këta individë që gatuajnë , ngrohen dhe kryejnë veprimet e tjera me energjiës. Nëse qeveria do të jepte alternativë B atëherë do të ishte legjitime.
Kortoçi tha se barazimi i euros me dollarin lidhet me politikat që zhvillojnë banka qëndrore amerikane dhe ajo evropiane.
Siç e cekët është hera e parë që kemi tejkalim në vlerë të dollarit. Rreth 3 javë më parë kemi barazim të euros dhe dollarit, këto lidhen me politikën që zhvillojnë banka amerikane dhe banka qendrore evropiane. Banka qendrore amerikane e ka rritur normën e interesit dhe ka rritur vlerën e dollarit, por njëkohësisht ekonomia amerikane sidomos në këtë kohë është më e qëndrueshme. Kemi veprimet e bankës qendrore evropiane që vetëm në korrik ka rritur për herë të parë normën e interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Arsyeja bazë që kemi zhvlerësim të euros janë politikat ndërkombëtare që kanë zhvilluar bankat. Vende anëtarë të zonës euro nuk janë me të njëjtin nivel zhvillimi. Në SHBA kemi një unifikim përsa i përket ekonomisë.
Në Shqipëri, lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si kompanitë shqiptare i aderesohen tregut të huaj, nëse ata do blejnë produkte jashtë Shqipërisë është e favorshme blerja me euro ndërkohë e kundërta ndodh me dollari forcimi i dollari ka zhvlerësuar lekun. Në Shqipëri kurset e këmbimit ndikohen nga tregu ndërkombëtare. Shtrenjtimi i importeve do të sjellë dhe shtrenjtimi të çmimeve dhe në fund paguajnë qytetarët.
E ndalur edhe tek lajmi i shitjes së bankës Raiffeisen, Kortoçi tha se duhet parë se kush do të jetë blerësi ndërkohë që shtoi se konsumatorët kanë garanci për depozitat e tyre dhe nuk duhet të jenë të shqetësuar aq më tepër se kjo bankë nuk është në prag falimentimi.
Banka Raiffeisen është një nga bankat më të rëndësishme , operon prej dy dekadash. Nëse do gjykojmë mbi arsyet e shitjes , e para është e rëndësishme kush do të jetë blerësi dhe flasim për statusin aktual. Bankat e nivelit të dytë janë fitimprurëse, Raiffeisen është fitimprurëse, nuk është në prag falimentimi nuk po shet asetet se është në vështirësi. Varet si e gjykojnë veprimtarinë e tyre në treg dhe si ata e ka lehtësinë për të bërë biznes. Do të shikojmë kush do të jetë blerësi, ndërsa për garancinë për konsumatorët, banka ka garanci që ofron për konsumatorët, gjykoj se nuk janë të rrezikuara depozitat e qytetarëve. Është themelore kush do të jetë blerësi. Janë banka fitimprurëse, nuk janë në proces falimentimi. Është proces shitje blerje, ndoshta ata nuk e shohin treg shqiptar që do i stimulonte vazhdimin e biznesit të tyre.



