Brazilianët protestojnë duke ngritur varre në plazhin e Kopakabanës

Brazilianët protestojnë duke ngritur varre në plazhin e Kopakabanës

Plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, u shndërrua “në një varrezë masive”, pasi një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.

100 kryqe të zinj në formë varresh janë improvizuar nga vullnetarë të veshur me kostume mbrojtës në plazhin e Kopakabanës në brazil. Kjo është një formë për të protesuar ndaj menaxhimit katastrofik të koronavirusit nga qeveria e Bolsonaros dhe për të kërkuar më shumë transparencë.

Në Brazil u regjistruan mbi 800 mijë infeksione dhe gati 41 mijë viktima (vetëm në 24 orët e fundit kishte më shumë se 30 mijë infeksione të reja dhe më shumë se 1.200 të vdekur).

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Brazili është vendi i dytë në botë nga numri i rasteve të konfirmuara, pas Shtetet e Bashkuara dhe e treta për numrin e vdekjeve të trishtueshme, pas Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy