Po shkëlqen në Spanjë, Uzuni: Më kontaktoi Sylvinho. Me 3-5-2 nuk kishim guxim të dilnim në sulm

Po shkëlqen në Spanjë, Uzuni: Më kontaktoi Sylvinho. Me 3-5-2 nuk kishim guxim të dilnim në sulm

Myrto Uzuni po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Spanjë, me skuadrën e Granada në La Liga 2. Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar 15 gola deri tani dhe kryeson renditjen e golashënuesve.

Në një lidhje skype në emisionin “SportZone” në MCN TV, Uzuni zbuloi se trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho i kishte dërguar mesazh dhe i ka thënë se do ketë një komunikim.

I pyetur për ndryshimin e skemës, sulmuesi beratas, deklaroi se me skemën 3-5-2, skuadra nuk kishte guxim të dilte në sulm.

Sapo më shkroi trajneri Sylvinho dhe do kem një komunikim me të. Fanella e Kombëtares është arritja më e madhe për një futbollist.

Kur je me Kombëtaren, në transfertë nuk duhet të humbasësh. Unë asnjëherë nuk futem në fushë për barazim apo për të humbur. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe të jemi të uritur për Europianin. Unë dua ta provoj atë emocion për të qenë në Europian.

Unë mendoj se kemi të gjitha aftësitë për të luajtur më shumë ofensivë. Ajo skema me 5 ishte mbrojtëse, nuk luanim me autoritet dhe personalitet. Nuk kishim guxim të dilnim përpara. Me trajnerin e ri, do të jetë ndryshe mendoj, nga ajo që kam parë nga videot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy