
Greqia i është bashkuar vendeve të cilat kanë paralajmëruar qytetarët për kujdes apo largim nga Ukraina, për shkak të përshkallëzimit të agresionit rus.
Ministria e Jashtme greke, iu ka kërkuar qytetarëve të saj në Ukrainë që të jenë në kontakt me ambasadën greke në Kiev pasi frika për një pushtim të mundshëm rus intensifikohet.
Në një njoftim për shtetasit grekë që ndodhen apo udhëtojnë drejt Ukrainës, lihen numrat e kontaktit të ambasadës, për çdo situatë të mundshme.
Ditëve të fundit tensioni Rusi-Ukrainë është shtuar së tepërmi, aq sa Presidenti amerikan Joe Biden, i'u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të largohen sa më parë.



