Pas protestave të djeshme të opozitës në pesë pika kyçe të vendit, policia ka nisur procedimin penal ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, dhe 12 deputetëve të tjerë demokratë. Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit. Protesta e djeshme në pikat kyçe të akseve më të rëndësishme bllokoi qarkullimin e mjeteve për më shumë se 60 minuta.
“Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P. Nr. Unik”, sqaron policia e Tiranës.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për:
1-Lulëzim Basha
2-Arben Ristani
3-Oerd Bylykbashi
4-Gerti Bogdani
5-Flamur Noka
6-Eduart Halimi
7-Gent Strazimiri
8-Asllan Dogjani
9-Igli Cara
10-Kastriot Islami
11-Genc Pollo
12-Keltis Kruja
13-Edi Poloka
Po ashtu materialet i kaluan prokurorise edhe për disa protestues të tjerë.



