Tentoi të vriste dy vëllezër, arrestohet 48-vjeçari në Dibër

Tentoi të vriste dy vëllezër, arrestohet 48-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në fshatin Ushtelenxë. Një 48-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar në drejtimin e dy bashkëfshatarëve të tij. Konflikti kishte lindur për ndarjen e parave të të përfituara nga një e afërme e tyre si ish-e persekutuar politike.

Njoftimi i policisë

Në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë nga një banore e fshatit Ushtelenxë-Dibër, se në këtë fshat janë dëgjuar të shtëna armësh. Me të marë njoftimin shërbimet e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë konstatuar se: Shtetasi Veli Zebi, ka qëlluar me armë zjarri nga kati i dytë i banesës së tij në drejtim të shtetasve B.N, dhe M.N, (vëllezër), të dy banues në Durrës, të cilët po lëviznin në këmbë para banesës së këtij shtetasi. Nga të shtënat me armë nuk ka shtetas të lënduar. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shaku i konfliktit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me mos ndarjen në mënyrë të drejtë të lekëve të përfituara si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetatsi V.Zebi. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar edhe 115 copë fishekë luftarakë. Ndodhur në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit : Veli Zebi, 48 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë-Dibër. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanve të ngjarjes Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” në banesë, “Mbajtje pa leje të municioneve luftarake”, “Kanosje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/5, 278/2, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy