Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Kalemaj: Ligj i pakonsultuar, ai që do marrë licencën duket i paracaktuar (VIDEO)

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Kalemaj: Ligj i pakonsultuar, ai që do marrë licencën duket i paracaktuar (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj foli në MCN Live mbi legalizimin e kanabisit mjekësor, ku qeveria ka hedhur për konsultim draftin me 47 nene.

Kalemaj tha se nga mënyra se si është “qepur kostumi” i atij që do të marrë lejen dhe licencën, duket se është i paracaktuar.

Kalemaj vuri në dukje se mbi Shqipërinë ekziston një markë fatkeqe lidhur me drogërat që duhet të rregullohet.

Në lidhje me legalizimin e marijuanës, ekzistojnë praktika. Janë disa parakushte, rasti i dështuar i Maqedonisë së Veriut. Para disa vitesh, jemi renditur të 7-tët në botë për prodhimin e marijuanës, ndërkohë jemi tranzit për drogërat e forta. Raportet në mënyrë të përsëritur tregojnë që Shqipëria është në hartën e kriminalitetit, pastrimit të parave. Të thuash tani që do legalizojmë me këto kritere është një barcaletë...Mënyra si është qepur, kostumi i atij që do marrë lejen dhe licencën, është e paracaktuar.  Duhet të ndajmë Edi Ramën opozitar me atë kryeministër. Ai erdhi me operacione ‘Fund i marrëzisë’, kjo nuk e zhduku bixhozin, por e çoi te grupet kriminale. E njëjta ka ndodhur me amnistinë fiskale. Tani e risjell si propozim për 2 milionë euro, duke bërë shejtan-budallian, pasi s’ka emigrantë shqiptarë t’i sjellë. Për kanabisin ka qenë Kokëdhima që e propozoi, u quajt heretik nga PS-ja. S’kemi parë asnjë studim që ka një rentabilitet ekonomik. Në lidhje me funksionimin e agjencisë, 150 hektarët. Se po lexoja dje një intervistë të Sandër Lleshajt, ai bënte një oponencë të shkëlqyer.

Së pari është një ligj i pakonsultuar. Nuk ka asnjë formë nga pikëpamja metodologjike, pyetësori. Së dyti mungon aspekti i rregullimit ligjor në lidhje me agjencinë zbatuese. Së treti kemi legjitimitetin moral, pasi Shqipëria është vend tranzit për drogërat e forta, vend prodhues i kanabisit. Është një markë fatkeqe për Shqipërinë që duhet të rregullohet sa më parë. Nuk është konsultuar me biznesin, me grupet e interesit, me asnjë ekspert. Amnistia e supozuar fiskale dhe kjo e kanabis sativës janë dy elementë që minimalisht kërkojnë pastrimin e parave të krimit të organizuar”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy