Një vajzë 12-vjeçare, e cila u plagos dje në aksidentin e ndodhur në Xibrakë, ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, në lidhje me aksidentin, në pranga u vu Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë.
“Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë”, njoftoi policia.
Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit: K.D., 12 vjeçe, banuese në Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
J.D., 5 vjeç banues në Durrës. (djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota) S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.
S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë, e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz. Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.



