Moti i keq në Pekin, të paktën 11 të vdekur dhe 27 të zhdukur

Moti i keq në Pekin, të paktën 11 të vdekur dhe 27 të zhdukur

Moti i keq i cili goditi Pekinin me reshje të dendura shiu, shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave, ndërsa 27 të tjerë janë të zhdukur. Stuhia Doksuri, një ish-super tajfun, goditi Kinën në një drejtim verior që nga e premtja, duke hyrë në provincën jugore të Fujian pasi ka goditur Filipinet. Helikopterët ushtarakë janë vendosur për të ofruar furnizime për pasagjerët në trenat e bllokuar pasi stuhitë gjunjëzuan kryeqytetin. Shirat e dendur filluan të godasin qytetin dhe zonat përreth të shtunën, me pothuajse reshjet mesatare për të gjithë muajin korrik të rëna në Pekin në vetëm 40 orë. Një njësi ushtarake prej 26 trupash dhe katër helikopterësh ka nisur një mision shpëtimi nga ajri për të shpërndarë qindra pako ushqimore dhe batanije për njerëzit e bllokuar brenda dhe rreth një stacioni treni në distriktin Mentougou. Presidenti kinez Xi Jinping u ka kërkuar autoriteteve lokale të bëjnë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar njerëzit të zhdukur dhe të bllokuar pas shirave të dendur që goditën zonat veriore të vendit, njoftuan mediat shtetërore. “Xi Jinping ka kërkuar që të bëhet gjithçka”, njoftoi transmetuesi shtetëror ÇTV, duke shtuar se autoritetet lokale në zonat e prekura “duhet të bëjnë një punë të mirë për trajtimin e të lënduarve dhe ngushëllimin e familjeve të viktimave, si dhe minimizimin e numrit të viktimave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy