Rama: Ta bëjmë gati PS për fitoren e radhës, PD s’do të marrë më shumë mandate se sa mori në 1997

Rama: Ta bëjmë gati PS për fitoren e radhës, PD s’do të marrë më shumë mandate se sa mori në 1997

Gjatë fjalës në asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po përgatisin PS për fitoren e radhës.

Ai ka theksuar se Shqipëria pa Partia Socialiste në qeveri kthehet në errësirë, ndërsa theksoi se ambicia për ta përmirësuar rezultatin, përgatitjet e nisura shumë herët për zgjedhjet e ardhshëm dhe përgatitjet na janë kthyer në fitore.

Fitorja nuk i takon vetëm atij që e do, por atij që e do aq shumë, sa është gati të bëjë çdo gjë për ta marrë. Ne kemi fituar si asnjë parti socialiste tjetër shqiptare. Eksperienca jonë është shumë e madhe tani dhe forca jonë po ashtu. Po më të madhe ne tani kemi nevojën për të ndryshuar dhe jemi gati të bëjmë listën për fitoren e 4 viteve të ardhshme.

Ato vite do të garatojnë përballjen e Shqipërisë me të gjithë sfidat drejt BE. Kush mendon ndryshe shikon një film në errësirën e kinemasë dhe mllefit, po ai film mbaron dhe pa PS  në qeveri mund të kthehet në errësirën që shqiptarët panë, nga gropa e të cilit ne e nxorëm Shqipërinë 11 vite më parë.

Sakaq, Rama i ka cilësuar humbësa kronikë, drejtuesit e listës së Partisë Demokratike në qarqe.

Ky ekipi i humbësave kronike që shpalosi pala tjetër të heq edhe dëshirën për garë. Pastaj këta bërtasin dhe thonë nuk fitohet për shkak të diktaturës së Ramës dhe PS. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo diktatura në fushë e Gaz Çaçit dhe ekipit të Partizanit të asaj kohe, ku edhe rezervat të ngjanin si yje, ndërsa fusha dukej edhe më e vogël, ndërsa për ekipin e Partizanit edhe më e madhe. Pa asnjë shaka në këtë pikë PS ngjan me partizanin e pakonkurueshëm të asaj kohe.

Më tej Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997.

Rama tha se i vetmi ndryshim është se në atë kohë e gjithë Shqipëria ra në humnerën ku ishte kjo parti, ndërsa tani në humnerë do të jetë vetëm kjo parti. Sipas Kryeministrit, kjo është ajo që vetë kjo parti ka vendosur dhe ka zgjedhur të bëjë.

Rama tha se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme, ndaj edhe pagat janë sot pakrahasimisht më të larta, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat.

Ai tha se pagat i rrit rritja ekonomisë, i rrisin reformat, dhe jo menaxhimi aventurier. Rama tha se Shtetbërja nuk është lojë fjalësh, por punë për të ecur përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy