Këtë të shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 22°C, në zonat e ulëta 7 deri 25°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 24°C.



