Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njofton riorganizimin e qeverisë

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njofton riorganizimin e qeverisë

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar për riorganizim të kabinetit të tij të majtë.

Sanchez, udhëheqësi i Partisë Socialiste (PSOE), kryeson një koalicion qeveritar me partinë e majtë Podemos.

Në një deklaratë ndërsa ishte në takim me Mbretin Felipe për të deklaruar qëllimin e tij për të ndryshuar përbërjen e kabinetit, presidenca tha se qeveria e re do të ketë objektiv kryesor rimëkëmbjen ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Podemos ruan pesë portofolet e saj, me ndryshimet që prekin vetëm disa nga 17 portofolet e mbajtura nga anëtarët e PSOE ose personalitete të afërta me ta, shkruan Euronews.

Sanchez tha në një fjalim të shkurtër nga Pallati Moncloa, selia e qeverisë, se qeveria e re përfaqëson "një rinovim gjeneratash" pasi mosha mesatare ulet nga 55 në 50 ndërsa gratë do të përfaqësojnë pothuajse dy të tretat (63%) të 22 ministrave, në vend të 54% në qeverinë e mëparshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy