Dosja e inceneratorëve, Llabani: Pas Kokës priten edhe arrestime të tjera (VIDEO)

Dosja e inceneratorëve, Llabani: Pas Kokës priten edhe arrestime të tjera (VIDEO)

Pas ish-ministrit Lefter Koka, hetimi i dosjes së inceneratorëve nga SPAK pritet të sjellë edhe arrestime të tjera.

Në lidhje live për MCN TV, Llabani tha se urdhër arresti i kalon 5 persona dhe mund të jetë edhe 7, por për efekt të hetimeve nuk janë bërë të ditura.

“Lajmi se Koka është arrestuar është bërë publik dhe është konfirmuar nga prokurorë. Ish-ministri është arrestuar në banesën e tij dhe mësohet se urdhër arresti i kalon 5 persona dhe mund të jetë edhe 7, por për efekt të hetimeve nuk është bërë i ditur. Dimë që çështja e incenaratorëve është një nga dosjet më të rëndësishme që po hetohet prej dy vitesh ku mund të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Koka nuk është i vetëm në këtë hetim për inceneratorët, një veprimtari që ka xhiruar miliona euro”, tha Llabani.

E pyetur nëse ka informacione nëse është lëshuar urdhër arrest për një deputet dhe disa pjesëtarë kompanishë të përfshira a qarkullojnë fjalë, Llabani tha prokurori i çështjes Klodian Braho dhe gjyqtari që ka firmosur për arrestimin nuk pranojnë të japin asnjë lloj informacioni. Ajo thekson se ka pasur emra, por nuk mund të bëhen publike për shkak hetimit diskret, por shton se kjo çështje pritet të shkojë shumë lart.

“Prokurori i çështjes Klodian Braho dhe gjyqtari që ka firmosur për arrestimin nuk pranojnë të japin asnjë lloj informacioni. Ka pasur emra, por nuk mund të bëhen publike për shkak hetimit diskret. Kjo çështje pritet të shkojë shumë lart, deri në emra deputetësh dhe ministrash që janë në detyrë. Janë disa denoncime për inceneratorët. Arrestimi i Kokës ka qenë emër i lakuar. Tashmë prokuroria e ka të qartë se si është vepruar jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetin e Fierit ku janë xhiruar miliarda para”, tha Llabani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy