
Censi i popullsisë në Shqipëri ka përplasur Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë në Pustec. Banorët vendas nuk e kanë pritur mirë vizitën e nënpresidentes së Bullgarisë dhe ambasadorit të tyre në Tiranë, Ivailo Kirov në ditën e tretë të censit.
Megjithatë, kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, thotë se vetë procesi vijon normalisht dhe problemet janë më shumë mediatike sesa në terren.
Ne e kemi ndjekur situatën. Nuk besoj se problemi qëndron te njerëzit. Censi po vijon pa probleme, me përjashtim të disa përplasjeve që më shumë kanë qenë probleme mediatike. Sot kjo vizitë që ishte nga ambasadori bullgar në RSH, nuk besoj të ketë prapaskena të tilla. Nuk është në të mirë të komunitetit këtu. Gjej rastin ti bëj thirrje komunitetit të shprehë vullnetin e lirë dhe të ketë besim te censi.
Sipas tij, censi ka ecur mirë deri tani dhe qytetarët po u përgjigjen pyetjeve me vullnetin e tyre të lirë dhe larg çdo ndikimi.
Qytetarët si në të gjithë Shqipërinë nuk kanë hezituar të përgjigjen deri tani. Ka ecur shumë mirë.
Ky cens do të nxjerrë të dhënat. Në 2011 janë regjistruar vetëm banorët me kombësi maqedonase. Do të dalin nga censi. Unë do të pres që njerëzit të shprehem dhe nuk dua të ndikoj në mënyrën si do të deklarohen ata. Nuk ka pasur ndërhyrje as tentativa nga Maqedonia e Veriut. Ekziston frika nga të dy palët për presione.



