"Kushtetuesja" drejt funksionimit, KED dërgon dy emra në Presidencë për anëtarin e 6-të

"Kushtetuesja" drejt funksionimit, KED dërgon dy emra në Presidencë për anëtarin e 6-të

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të dërgojë dy kandidatura në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

KED ka vlerësuar 2 nga tre kandidaturat për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, duke dërguar në Presidencë emrin e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos.

Njoftimi i plotë i KED

Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

 1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

 2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e pkandidaturës së kandidatëve të lejuar:

-Altin Binaj.

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.

 3. Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy